Navigimi

English, Kalo në anglisht

9-VJEÇARE

9-vjeçare

Arsimi bazë nga klasa I deri në klasën IX, me teknologji, gjuhë të huaja dhe studim pas mësimit.

Klasat fillore I–V dhe klasat VI–IX ndjekin kurrikulën kombëtare, të pasuruar me anglisht, ICT, robotikë, sport dhe arte.

9-vjeçare

Qasja e të nxënit

Shkolla 9-vjeçare përfshin arsimin fillor (klasat I–V) dhe të mesmin e ulët (klasat VI–IX). Mësimi ndjek kurrikulën kombëtare, me vëmendje të veçantë te gjuha shqipe, matematika, shkencat dhe anglishtja.

Nxënësit mësojnë edhe ICT, robotikë, inteligjencë artificiale dhe siguri kibernetike, që ta përdorin teknologjinë me kuptim dhe me kujdes.

Përvoja e përditshme

Pas mësimit nxënësit qëndrojnë në studim me mësues, bëjnë detyrat dhe hanë në mensë. Dita mbaron në 17:00.

Futbolli, baleti, piktura, kampet verore dhe ekskursionet e plotësojnë vitin. Në fund të klasës IX nxënësit japin provimet kombëtare të arsimit bazë.

Jeta në shkollën 9-vjeçare

Mbi 200 nxënës. Gjatë 15 viteve të para, vetëm shkolla 9-vjeçare ka marrë më shumë se 100 çmime në konkurse dhe olimpiada.

Shkolla e suksesshme
Vlerësim i autoriteteve arsimore

Regjistrimet

Regjistrimet për vitin shkollor 2026–2027

Njihuni me shkollën, vizitoni ambientet dhe regjistroni fëmijën tuaj në katër hapa.